Ted Cruz fiton kundër Donald Trump në lowa

Ted Cruz fiton kundër Donald Trump në lowa

Senatori i Teksasit, Ted Cruz, ka fituar votat e grupeve parlamentare të partisë republikane, duke e mposhtur kështu kandidatin tjetër Donal Trump.

Këto kanë qenë votat e para për t’i zgjedhur kandidatët për president në SHBA, raporton BBC.

“Sonte është një fitore e konservatorëve të guximshëm”, ka thënë Cruz.

Ai ka fituar 28% të votave të Republikanëve, duke e mposhtur rivalin e tij Donald Trump dhe  Marco Rubio, shkruan Insajderi.

Ndërkaq votat për kandidatin e Demokratëve janë duke u numëruar akoma, derisa kampi i Hillary Clinton thonë që kanë fituar ata./Insajderi