Autoritetet iraniane kanë kumtuar se kanë arrestuar të dyshuarit në lidhje me rrëzimin e aeroplanit të Ukrainës, derisa presidenti i Iranit Hassan Rouhani ka porositur se të gjithë ata që janë përgjegjës do të dënohen.
“Për popullin tonë është shumë me rëndësi se çdokush që është fajtor apo përgjegjës për lëshimet në çfarëdo niveli, do të dalin para drejtësisë”, ka thënë Rouhani në një adresim televiziv.
“Të gjithë ata të cilët duhet të dënohen do të dënohen”, ka shtuar presidenti iranian.
Zëdhënësi i autoriteteve gjyqësore në Iran, Golamhossein Esmaili ka thënë sot se hetimet e detajuara janë në zhvillim dhe se disa persona tashmë janë arrestuar.
Lajmin për arrestimin ka transmetuar televizioni iranian, duke mos cekur se sa persona janë në paraburgim.
Ushtria i Iranit, më 8 janar “gabimisht” e ka rrëzuar aeroplanin ukrainas të udhëtarëve me 176 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit në të./Insajderi.com.