Tekniku slloven tregon nëse do ta marr postin e trajnerit të Kosovës

Tekniku slloven tregon nëse do ta marr postin e trajnerit të Kosovës

Sreçko Katanec deri më tash ka qenë emri më i përfolur për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kosova prej të hënës është pa përzgjedhës. Me marrëveshje të dyanshme me Federatën e Futbollit të Kosovës, Albert Bunjaki, është larguar nga posti i përzgjedhësit të Kosovës menjëherë pas ndeshjes së humbur 2:0 nga Islanda. Por gjasat që slloveni i njohur, Katanec, të zërë vendin e Bunjakit nuk vlerësohen të mëdha.

Vetë Katanec, të mërkurën mbrëma, është përgjigjur me “jo, jo”, kur është pyetur nga gazeta për mundësinë që të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova e Katanec kanë një të përbashkët në fakt – vijnë nga një cikël i pasuksesshëm eliminator për botërorin “Rusia 2018”.