Telashe për Guardiolën para sfidës së Ligës së Kampionëve

Guardiola nuk do të mund të llogaris në shërbimet e Kevin De Bruyne për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Celtic Glasgow të martën.

Telashe për Guardiolën para sfidës së Ligës së Kampionëve

 

De Bruyne u lëndua në përballje me Swansean në Premier Ligë dhe pritet t’i mungojë Cityt rreth katër javë.

Mesfushori belg të dielën iu nënshtrua testeve mjekësore dhe u konstatua se do të jetë jashtë fushave për rreth një muaj, dhe gjatë kësaj periudhe City do të luajë ndaj Celtic dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve. /Insajderi.com