Telashe për yllin e Barcelonës – do të mungojë në ndeshjen ndaj PSG

Telashe për yllin e Barcelonës – do të mungojë në ndeshjen ndaj PSG

Rehabilitimi i yllit të Barcelonës, Ansu Fati, nuk po shkon ashtu siç është parashikuar, gjë që po sjellë shqetësim në kampin “Blaugrana”, transmeton Insajderi.

Siç raportohet, Ansu Fati nuk do të mund të riaftësohet në kohë për përballjen mes Barcelonës dhe PSG në Ligën e Kampionëve.

Që në fillim, kur u krye ndërhyrja, u mendua se kthimi në fushë i talentit spanjoll me origjinë nga Guinea-Bissau do të ndodhte në ndeshjen me PSG-në, më 10 mars, pra pas katër muajsh.

Në kushte normale, tre muaj të operacionit (u dëmtua më 7 nëntor dhe iu nënshtrua një operacioni dy ditë më vonë), lojtari do të mund të fillonte stërvitjen në fushë.

Sidoqoftë, siç ka mësuar AS, realiteti është krejt i ndryshëm: gjuri i majtë vazhdon t’i shkaktojë dhimbje koke, pasi kur rritet ngarkesa e punës, gjuri pëson enjtje, për rrjedhojë, Ansu Fati është i detyruar të ulë intensitetin e ushtrimeve. /Insajderi.com