Telefoni revolucionar Galaxy S20, tani në Gjirafa50

Telefoni revolucionar Galaxy S20, tani në Gjirafa50

Përmes Galaxy S20, Samsung thjesht ka krijuar gjeneratën e re të telefonave të mençur, duke na fuqizuar dhe mundësuar të krijojmë dhe shprehemi në mënyra të papara deri më sot.

Duke sjell dizajn të ri, kamerën me rezolucion super të lartë që e nxjerr më të mirën nga çdo foto dhe moment, Samsung me modelet e reja Galaxy S20 përfundimisht ka ndryshuar mënyrën se si e shohim dhe përjetojmë botën rreth nesh.

Dizajn në nivel tjetër

Për të ditur se cili është telefoni i duhur për ju, Samsung ka prezantuar Galaxy S20 në tre modele: Galaxy S20 6.2 inch, Galaxy S20+ 6.7 inch, dhe Galaxy S20 Ultra 6.9 inch. Secili nga ta, është i lehtë dhe ka një dizajn tejet elegant, që përmbyllet me super inovacionin e serisë Galaxy S20, ekranin thuajse pa kornizë, Quad HD + Dynamic AMOLED 2X Infinity-O Display, 120Hz. Këto karakteristika, ju mundësojnë të shihni filma me kualitet kinemaje, apo të luani video lojëra me përvojë krejtësisht tjetër.

Ekranet e modeleve Galaxy S20 dhe S20+, kanë një kamerë ‘selfie’ të përparme 10MP (mega-pixel), përderisa modeli S20 Ultra, ka kamerë të përparme 40MP, ndërsa kamerë të pasme 108MP, dhe zoom të jashtëzakonshëm, deri në 100 herë.

Varësisht nga preferenca juaj, modelet e reja të Samsung Galaxy S20 janë në dispozicion në katër ngjyra: E zezë kozmike, blu hirtë kozmike, blu e ëmbël, dhe rozë e ëmbël.

Mënyrë më e thjeshtë për të xhiruar video

Kur dëshironi të kapni një moment të veçantë, nuk keni nevojë më të mendoheni për të zgjedhur ndërmjet fotos dhe videos.

Mënyra se si funksionon opsioni ‘Single Take’ është e thjeshtë. ‘Single take’ ju mundëson të xhironi video deri në 10 sekonda me kënd ultra të gjerë, dhe përmes inteligjencës më të avancuar artificiale ju rekomandon formate të ndryshme për foton tuaj. Ky funksion vë në përdorim kamera të shumta për të kapur deri në dhjetë foto të kualtitetit të lartë, dhe katër video klipe; dhe madje ju rekomandon efekte të ndryshme për editim.

Përjetoni botën në 8K

Ndonjëherë, disa skena dhe momente janë aq të bukura apo inspiruese, saqë na nevojitet kamera me rezolucionin më të lartë për ti kapur. Për ato momente, ku çdo detaj ka rëndësi, Galaxy S20 ju mundëson të xhironi video në rezolucionin mahnitës 8K.

Katër herë më i lartë se rezolucioni 4K, dhe 16 herë me i lartë se rezolucioni FHD, rezolucioni 8K ju mundëson të regjistroni video në detaje thuajse të gjalla. Një rezolucion i tillë aq i lartë, transformon çdo ‘frame’ (imazh për sekond) në foto të paharruara të rezolucionit të lartë, të cilat mund ti ruani dhe ti përdorni. Po ashtu, pasi të keni xhiruar në 8K, ju mund ti shihni ato video në ekranin mahnitës të GalaxyS20.

Nëse dëshironi të jeni të parët dhe ta keni ende pa dal në treg këtë telefon revolucionar të Samsung, atëherë mund ta porositni tani, në Gjirafa50.com, duke klikuar KËTU. Galaxy S20, mund ta porositni në të tri modelet dhe ngjyrat, varësisht nga preferenca juaj, dhe do ta pranoni më 10 mars, apo 3 ditë para se të dal në shitje zyrtarisht.

Gjirafa50 është dyqani më i madh online i teknologjisë në vend. Të gjitha produktet (60.000), vijnë me garancion nga prodhuesi, dhe transport falas deri në adresën tuaj. Për më shumë, na kontaktoni përmes mesazhit në web-faqen www.gjirafa50.com, në numrin e telefonit +383 45 101 953, apo na vizitoni në dyqanin tonë në kilometrin e 6-të, të magjistrales Prishtinë-Ferizaj!