Telefoni tjetër i palosshëm nga Samsung do të jetë shumë më i lirë se Galaxy Fold

Telefoni tjetër i palosshëm nga Samsung do të jetë shumë më i lirë se Galaxy Fold

Sipas raportimeve, smartphone i ri i Samsung me ekran të palosshëm do të jetë shumë më i përballueshëm sesa Galaxy Fold, që kushton 2,100 euro.

Në shkurt, Samsung dëshiron të prezantojë një smartphone të ri me ekran të palosshëm. Dhe duket se tashmë dihet sa sa do të kushtojë, por jo edhe detaje tjera në lidhje me këtë smartphone.

Smartphone i ri i palosshëm nga Samsung do të kushtojë 760 euro. Dhe ky është një ndryshim i madh çmimesh nga Samsung Galaxy Fold, i cili kushton në 2.100 euro, transmeton Telegrafi.

Meqenëse nuk dihen detaje tjera teknike të telefonit të palosshëm, Samsung pritet të vijë vetëm me një çmim më të përballueshëm në treg për konsumatorët e tij.

Samsung i parë i palosshëm Galaxy Fold, nuk ishte vetëm i shtrenjtë, por gjithashtu kishte probleme të shumta teknike.