Apple merr 30% të çdo transaksioni realizuar përmes App Store. Tarifat e App Store i gjenerojnë kompanisë më se 1 miliardë dollarë çdo muaj.
Aplikacioni popullor i komunikimit Telegram është bërë kompania e fundit e cila dërgoi një ankesë për Apple dhe dyqanin e aplikacioneve App Store pranë Bashkimit Evropian.
Ankesa drejtuar shefes së konkurrencës Margaret Vestager nga aplikacioni me 400 milionë përdorues thotë se përdoruesit duhet të kenë mundësi të shkarkojnë aplikacionet jashtë App Store.
Marrëdhënia mes zhvilluesve dhe Apple ka degraduar kohët e fundit. Spotify dhe Rakuten kanë qenë dy zhvillues aplikacionesh që janë ankuar pranë BE-së duke akuzuar App Store për pozitat monopolistike.
Apple merr 30% të çdo transaksioni realizuar përmes App Store. Tarifat e App Store i gjenerojnë kompanisë mëse 1 miliardë dollarë çdo muaj.
Telegram tha se është komisioni që Apple merr që e mban App Store në punë. Aplikacioni është themeluar nga sipërmarrësi Rus Pavel Durov dhe vëllai i tij në 2013. Ata akuzojnë Apple se po pengon inovacionin.
Telegram tha se në 2016-ën Apple e kishte penguar nga lançimi i një platforme gaming me arsyetimin se biente në kundërshti me rregullat e App Store. /Insajderi.com