Televizioni kombëtar i Kanadasë fshin Trumpin nga filmi “Home Alone”

Televizioni kombëtar i Kanadasë fshin Trumpin nga filmi “Home Alone”

Transmetuesi kombëtar i Kanadasë CBC, e ka mbrojtur fshirjen e një skene nga filmi Home Alone, ku shfaqet Donald Trump.

Zëdhënësi i këtij televizioni, Chuck Thompson, tha se tetë minutat e filmit 120-minutësh ishin shkurtuar, për shkak të reklamave, transmeton KTV.

Ai tha se ndryshimet janë bërë në vitin 2014, para zgjedhjes së Trumpit president dhe nuk ishin të motivuara politikisht.

Versioni i ri i filmit u shfaq nga CBC në fillim të këtij muaji, duke ngjallur kritika nga mbështetësit e Trumpit.

Djali i Trumpit, Donald Trump Jr, në Twitter tha se ndryshimi i filmit ishte patetik.

Ndërsa, presidenti Trump ka thënë se pa të filmi nuk do të jetë kurrë i njëjtë.

E duke iu referuar mosmarrëveshjeve me kryeministrin kanadez, Trumpi gjithashtu tha se Justin Trudeaut nuk i pëlqen fakti se ai e ka bërë të paguajë për NATO-n dhe tregtinë.

Në prag të Krishtlindjes, gjatë një video konference për trupat amerikane jashtë shtetit, Trumpi e vlerësoi lart filmin ‘Home Alone,’ i cili u lansua në vitin 1992.

“Shumë njerëz e përmendin atë film çdo vit, veçanërisht rreth Krishtlindjes. Pastaj shumë njerëz, veçanërisht fëmijët, thonë se na kanë parë në film. Ata nuk më shohin në televizion siç bëjnë në film. Ka qenë film i mirë dhe kam qenë pak më i ri, ishte nder për mua”, ka thënë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Sidoqoftë, për Trumpin, filmi ‘Home Alone’ nuk ishte i pari në të cilin ai është paraqitur. Miliarderi ka luajtur edhe në ‘Zoolander’ dhe ‘Ghosts Can’t Do It’.