Televizioni publik spanjoll i drejtohet Kosovës si përfaqësuese futbolli

Televizioni publik spanjoll i drejtohet Kosovës si përfaqësuese futbolli

Ndeshja Spanjë-Kosovë nuk ka mundur ta lërë jashtë politikën. Përplasjet kanë lindur mes Federatave të dy shteteve për shkak të faktit se qeveria spanjolle nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, njofton Insajderi.

UEFA garantoi se sfida do të luhej sipas rregullave të FIFA-s, ku nuk do të mohohej himni apo flamuri, por nga ana tjetër federata andaluziane nuk e ka përmendur në asnjë moment emrin e kundërshtarit të radhës.

Madje edhe televizioni publik i Spanjës, RTE, do e transmetojë ndryshe këtë përballje. Në dy ndeshjet e para, televizioni në fjalë i ka bërë promocionin sipas emrave të Kombëtareve që do të zbrisnin në fushë, ndërsa këtë herë ka zgjedhur ta promovojë si Spanjë-Federata e Futbollit të Kosovës. Në këtë mënyrë shmang njohjen e ‘dardanëve’ si shtet, por e quan thjesht një përfaqësuese futbolli. /Insajderi.com