Televizioni i Ukrainës gjobitet nga Eurovizioni

Televizioni i Ukrainës gjobitet nga Eurovizioni

Për shkak që nuk e lejoi pjesëmarrjen e Rusisë por edhe për shkak të disa problemeve tjera, Unioni i Transmetuesve Evropianë e ka gjobitur televizionin publik të Ukrainës.

Televizioni UA:PBC është gjobitur me një shumë e cila ende nuk dihet. Televizioni nuk ka bashkëpunuar me organizatorët e Eurovizionit dhe ka qenë problematik për pjesëmarrësen e Rusisë në Eurovizion.

Krejt në fund Rusia nuk morri fare pjesë në Eurovizion pasi këngëtares nuk iu lejua hyrja në Ukrainë.
Gjoba pritet të dihet ditëve në vazhdim.

Këtë vit Eurovizioni u mbajt në Ukrainë pasi vitin e kaluar ishte këngëtarja Jamala nga Ukraina që e fitoi garën. Këtë vit festivalin e fitoi Portugalia. / KultPlus.com