Emiratet e Bashkuara Arabe po e krijojnë shiun e tyre duke përdorur dronë që fluturojnë në re dhe lëshojnë ngarkesa elektrike për të mposhtur nxehtësinë prej 50 gradë Celsius, transmeton Insajderi.
Kjo po ndodhë për shkak të nxehtësisë të madhe që e ka kapluar këtë zonë.
Siç raportojnë mediat ata dëshirojnë ta formojnë shiun duke përdorur teknologjinë e dronit që iu jep reve një goditje elektrike, për t’i bërë retë të grumbullohen dhe të prodhojnë reshje.
EBA është një nga vendet më të thata në Tokë, dhe shpreson që teknika mund të ndihmojë në rritjen e reshjeve të pakta vjetore të saj.
Pamjet e lëshuara nga Qendra Kombëtare e Meteorologjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, tregojnë reshjet si të musonit në të gjithë vendin të cilat krijojnë shtresë shiu në autostrada.
Shirat gjithashtu shihen anës rrugëve derisa shoferët në SUV përpiqen të vozisin në shiun e rrëmbyeshëm – pavarësisht se vendi është në mes të një vale të nxehtë vere ku temperaturat janë rritur mbi 50 gradë Celsius.
Në anën tjetër, në krahasim më këtë vend në shumë vende të Evropës dhe të Azisë shirat kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Vendet më të prekura nga këto vërshime janë Gjermania dhe Belgjika./Insajderi.com