Një surprizë e jashtëzakonshme ka ndodhur në kuadër të raundit të tretë në Grand Slamin e Wimbledon.
Amerikani Sam Querrey ka arritur të mposhtë numrin një të botës dhe favoritin absolut për fitimin e këtij trofeu Novak Djokovic.
Kjo përballje e cila zgjati në kohë maratonë plot 3 orë e 4 minuta. Querrey arriti në fund të mposhtë serbin 3-1 në sete duke vazhduar tutje garat në Wimbledon.
Djokovic është numri një në botë momentalisht në ranglistën botërore të tenisit. /Insajderi.com