Tensione mes Ukrainës dhe Moskës në detin Azov

Tensione mes Ukrainës dhe Moskës në detin Azov

Forcat detare ukrainase kanë kërcënuar se do t’i qëllojnë barkat e rojës bregdetare ruse afër Ngushticës Kerch vetëm disa orë para se presidenti rus, Vladimir Putin, vendosi që ta mbyllte këtë rrugë detare për anijet e huaja, transmeton Insajderi.

Rritja e tensioneve mes anijeve të këtyre shteteve ndodhi në mesnatën e të mërkurës dhe së enjtes, kur barkat ruse filluan të bëjnë manovra provokuese përreth anijeve ukrainase dhe u tërhoqën vetëm kur anijet ukrainase kërcënuan se do të hapnin zjarr, raportoi Daily Mail.

Ky incident e kthen në kujtesë rastin e vitit 2018, kur Rusia i kishte konfiskuar tri anije ukrainase dhe i kishte arrestuar drejtuesit e tyre. Rasti kishte shkaktuar krizë diplomatike.

Incidenti më i ri ndodhi pas raportimeve për grumbullimin e trupave ruse afër kufirit me Ukrainën.

Moska tani ka më shumë se 80,000 ushtarë rusë në rajon së bashku me mijëra tanke dhe automjete, ndërsa paralajmërohet  që numri mund të arrijë në 115,000 në javën e ardhshme./Insajderi.com