Tensionet në rritje, në prag të zgjedhjeve në SHBA (VIDEO)

Tensionet në rritje, në prag të zgjedhjeve në SHBA (VIDEO)

Tensionet janë ngritur në shtetin amerikan Texas në prag të ditës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Disa mbështetës të Donald Trump janë kapur në kamera vikendin që shkoi duke goditur një autobus të kampanjës së Joe Biden, të cilin gati sa nuk e kanë devijuar nga rruga.

Nga ekipi i Joe Biden kanë thënë se kanë anuluar disa evente në shtetet me përkrahje të fortë për Trump-in, me qëllim evitimin e incidenteve dhe shqetësimeve për akte të dhunës.

Demokratët kanë përqendruar megjithatë shumë energji në Texas, shtet që nuk e kanë fituar tash e 40 vjet.

Në Fort Worth, ku kandidatja për zëvendës-presidentet nga demokratët, Kamala Harris, ishte të premten, policia kanë dalur në vendin e ngjarjes për të shpërndarë njerëzit pasi për pak sa nuk kishte filluar një përplasje mes simpatizuesve të Trump dhe atyre të Biden.

Pasi një karvan i Republikanëve ishte afruar për të mbajtur një event, mbështetës të Biden ishin mbledhur rreth tij, dhe “zyrtarët policorë u futën në mes për të shpërndarë turmën në mënyrë që të kalonin veturat”, thuhet në raportin zyrtar të policisë./Insajderi.com