Tentimi për të shkrepur një fotografi të bukur përfundon në tragjedi

Tentimi për të shkrepur një fotografi të bukur përfundon në tragjedi

Një grua nga Arizona duke ecur në  Mather Point në Grand Canyon Park Kombëtar po përpiqej të bënte fotografi kur ajo ra dhe gjeti vdekjen.

Maria A. Salgado Lopez, 59 vjeçare, nga Scottsdale, po shëtiste pasditen e së premtes kur ajo ra aksidentalisht nga buza e Mather Point, tha parku në një njoftim për shtyp.

Rojet e parkut u përgjigjën dhe gjetën trupin e saj të pajetë rreth 100 metra nën buzën e pikës.

“Një hetim mbi incidentin është duke u zhvilluar nga Shërbimi i Parkut Kombëtar dhe Zyra e Provimit Mjekësor i Qarkut Coconino,”  thuhet në njoftim.

Parku u kujtoi vizitorëve gjatë fundjavës së Katër Korrikut udhëzimet e sigurisë.

“Stafi i Grand Canyon National Park inkurajon të gjithë vizitorët që të bëjnë një vizitë të sigurt duke qëndruar në shtigje dhe rrugëkalime të përcaktuara, duke mbajtur gjithmonë një distancë të sigurt nga pikat e rrezikshme, dhe duke qëndruar pas kangjellave dhe gardheve në pamje,” tha parku. /Insajderi.com

Burimi: Yahoo News