Shtëpitë e futbollistëve dhe trajnerëve janë objektet më të rrezikuara nga vjedhja. Hajdutët duke shfrytëzuar faktin që këta persona janë të angazhuar me stërvitje dhe ndeshjet e javës, nuk e humbasin aspak mundësinë për të kryer akte kriminale, njofton Insajderi.
Shtëpia e Carlo Ancelottit, është grabitur nga një grup vandalësh anglezë, të cilët kanë marrë me vete disa sende të kushtueshme.
Gjërat mund të kishin shkuar akoma më keq, nëse në shtëpi nuk do të ishte vajza e Carlo Ançelottit. Ajo nuk është trembur, por ka reaguar ndaj këtij veprimi, duke bërë që autorët të largohen me shpejtësi nga vendngjarja.
Autoritet angleze janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjen dhe kapjen e të dyshuarve. /Insajderi.com