Teologu i Bashkësisë Suedeze të Kishave (Svenska Kyrkan), Jakob Wiren, deklaroi se të krishterët gjithashtu mund ta pranojnë Muhamedin si profet, transmeton Insajderi.
Wiren së fundmi ka botuar librin “T’i japësh vend tjetrit”.
Wiren, i cili i kushtoi një pjesë të librit Islamit, tha: “Profeti Muhamed mund të pranohet si profet edhe te të krishterët, sepse ai mbrojti idenë e një Zoti të vetëm”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se në Bibël ekzistojnë të informacione që tregojnë se në vitet pas profetit Isa do të ketë sërish profet.
“Pas Isait erdhi profet. Ka një informacion të tillë në Bibël. Pranimi i Muhamedit si profet rrit respektin për muslimanët. Sot, shumica e të krishterëve nuk e duan profetin Muhamed. Arsyeja është pasi muslimanët tregohen në opinion si ekstremë dhe përjashtues”, theksoi Wiren.
Wiren gjithashtu postoi videon promovuese të librit në platformën e mediave sociale Youtube.
Duke shpjeguar qëllimin mbrapa përgatitjes së librit, Wiren deklaroi: “Si mund të jetojmë së bashku? Si mundet që njerëzit me besime të ndryshme t’ua ofrojnë kulturat e tyre të vërteta të tjerëve? Unë kërkova përgjigje nga një perspektivë e krishterë”. /Insajderi.com