Është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Evropës.
Skuadra favorite në këtë garë mbetet gjiganti anglez Manchester United.
Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho do të përballet me skuadrën e njohur belge Anderlecht.
Skuadra spanjolle Celta Vigo do të përballet me Genkun e Belgjikës.
Ndërkohë ndeshje tejet interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ajaxit dhe ekipit gjerman Schalke 04.
Ndërkohë që çifti Lyon dhe Besiktas pritet të jetë përballja më interesante në këtë rang garash në Ligën e Evropës./Insajderi.com
Çiftet:
Anderlecht – Manchester United
Celta Vigo – Genk
Ajax – Schalke 04
Lyon – Besiktas