
Një tërmet i fuqishëm me magniturë 5.0 ka goditur Turqinë, saktësisht provincën juglindore te Siirt.
Të enjten në mëngjese Turqia u godit edhe njëherë nga lëkundjet e tokës.
Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 14 kilometrash në distriktin Kurtalan në orën 8 e 45 minuta sipas kohës lokale, njoftoi kjo agjenci.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo të lënduar. /Insajderi.com