
Gjatë natës një tërmet e ka goditur Greqinë, raporton Insajderi.
Fuqia e tërmetit ishte me magnitudë 5.7 shkallë të Rihter.
“Tërmeti ka qenë me një thellësi të vogël prej rreth 2 kilometrash”, ka njoftuar Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar.
Dridhja e tokës ka ndodhur në ora 01:14 të mesnatës, më vonë ka pasur edhe tërmete të tjera me magnitudë më të vogël.
Nuk raportohet për dëme materiale në shtetin helen. /Insajderi.com