Të paktën 36 persona kanë mbetur të vdekur dhe janë lënduar qindra të tjerë si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që ka goditur Indonezinë mëngjesin e së premtes, transmeton Insajderi.
Tërmeti kishte epiqendrën gjashtë kilometra në veri të qytetit Majene.
Agjencia e Meteorologjisë në Indonezi ka paralajmëruar se pas këtij tërmeti mund të ketë dridhje të tjera, shkruan Reuters.
Tërmeti ka shkaktuar rrëshqitje të tokës, ndërprerjeje të energjisë elektrike, ka dëmtuar shumë ura dhe ka shkatërruar më shumë se 60 shtëpi, shkruan Reuters.
Sipas të dhënave zyrtare, më shumë 600 persona janë lënduar në dy qytete të ndryshme të cilat ishin afër epiqendrës së tërmetit./Insajderi.com