![Tërmet në Iran, epiqendra pranë termocentralit bërthamor](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/000_1NB8K8-730x440.jpg)
Një tërmet me magnitudë 4,5 të mërkurën përshkoi një zonë më pak se 50 kilometra nga termocentrali bërthamor në Bushehr i Iranit.
Sipas mediave të huaja, tërmeti, i cili kishte një thellësi prej 10 kilometrash, goditi 17 kilometra në jug-juglindje të qytetit Borazjan në 6:49 të mëngjesit, ka thënë Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së në faqen e tij të internetit.
Ndërkohë, Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha që tërmeti u ndje në Bushehr, vendi i termocentralit të vetëm bërthamor të vendit.
#UPDATE A magnitude 4.5 earthquake has rattled an area less than 50 kilometres (30 miles) from Iran’s Bushehr nuclear power plant https://t.co/mvhSoVro6y pic.twitter.com/xJlfT570fe
— AFP news agency (@AFP) January 8, 2020