Një tërmet ka goditur qytetin më të famshëm turk, Stambollin, shkruan Insajderi.
Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, tërmeti me madhësi 3.9 shkallës goditi distriktin Kartal.
AFAD njoftoi se tërmeti ndodhi në ora 15.07, në një thellësi prej rreth shtatë kilometrash, raporton t24.
Pedagogu i Departamentit të Gjeologjisë, Okan Tüysüz, në deklaratën e tij, tha, “Unë e ndjeva atë në formën e një goditjeje dhe tundjes së tryezës. Ndihej sikur një objekt kishte rënë”.
“Ky lloj efekti zakonisht ndodh në tërmete shumë të afërta. Nëse tërmeti është larg, do ta ndjeni tokën duke u dridhur. Nëse është afër, do të ndihet sikur dikush po ju godet këmbët me një vare. Ka dy vlera të ndryshme për sa i përket madhësisë, ka dallime në vend, por është e qartë se është shumë afër Stambollit”, ka deklaruar ai.
Deri më tani nuk është raportuar ndonjë viktimë, por ka disa dëme materiale.
Autoritetet e emergjencave dhe shtetërore kanë dal në vendin e ngjarjes./Insajderi.com