 
                    Turqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter.
Sipas asaj që raporton EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë 19 km në veri-lindje të qytetit Emirgazi, ndërsa është ndjerë edhe në zona të tjera.
Thellësia e lëkundjeve ka qenë 5 km.
Nuk është raportuar për dëme të mëdha materiale. /Insajderi.com
 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          