“Tërmet” te Liverpooli – E ardhmja e Kloppit në pikëpyetje, kjo është arsyeja

“Tërmet” te Liverpooli – E ardhmja e Kloppit në pikëpyetje, kjo është arsyeja

Marc Kosicke, agjenti i Jurgen Kloppit, ka bërë me dije se suksesi i bisedimeve për zgjatjen e kontratës me Liverpoolin, mund të ndikohet nga moti në Britani.

Trajneri gjerman është afër që të kompletojë katër vjet që nga koha kur mori përsipër menaxhimin e “Të Kuqve”. Që kur arriti në tetor të 2015-s, 52-vjeçari ka rikthyer Liverpoolin në garën për titull dhe ia ka sjellë triumfin në “Champions”. Teksa te Liverpooli do të ishin të lumtur për zgjatjen e kontratës me gjermanin, Kloppi ka bërë të ditur se nuk është duke u ngutur për të vendosur për të ardhmen. Kontrata e tij aktuale përfundon më 2022.

“Kontrata e Jurgenit është valide deri më 2022 dhe është sekret i hapur që klubi dëshiron zgjatjen. Akoma kemi kohë. Duhet të presim e të shohim çdo zhvillim dhe nëse ndryshimi klimatik do të sjellë mot më të mirë në Angli apo vetëm në Gjermani”, ka thënë agjenti i tij për “DAZN” dhe “Goal”. “Nuk duhet të nënvlerësohet (moti i keq). Më kujtohet në nëntor e dhjetor kur Liverpooli pyeti për zgjatje të kontratës. U thashë: ‘Të presim’. Ulla (bashkëshortja e Kloppit) dhe Jurgeni zgjohen në mëngjes dhe është terr. Kur takohen sërish në mbrëmje, është po ashtu terr apo ka riga shiu”.

“Gjatë pushimeve në Gjermani, është në të vërtetë mot shumë i keq, klubet ikin në pushim për dy javë, dhe më pas kthehen e fluturojnë për ushtrime në diell për disa ditë. Gjatë kësaj kohe, trajnerët në Angli duhet të përgatiten deri për 13 ndeshje. Ata janë tejet të lodhur dhe kjo s’është e lehtë”, ka shtuar ai.