Të paktën tre persona humbën jetën në një tërmet me magnitudë 6,1 ballë në Kinën jugperëndimore, sipas mediave lokale, transmeton Insajderi.
Televizioni Qendror i Kinës (CCTV) raportoi se 27 njerëz janë lënduar në tërmetin që ndodhi të premten në provincën Yunnan, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet njoftuan se tetë persona të tjerë u plagosën në një tërmet tjetër me magnitudë 7,3 ballë që tronditi provincën fqinje Qinghai vetëm disa orë më vonë.
Të paktën 20.000 njerëz janë evakuuar në provincën Qinghai. /Insajderi.com