Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që goditi Kinën jugperëndimore ka lënë të vdekur tre persona

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që goditi Kinën jugperëndimore ka lënë të vdekur tre persona

Të paktën tre persona humbën jetën në një tërmet me magnitudë 6,1 ballë në Kinën jugperëndimore, sipas mediave lokale, transmeton Insajderi.

Televizioni Qendror i Kinës (CCTV) raportoi se 27 njerëz janë lënduar në tërmetin që ndodhi të premten në provincën Yunnan, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet njoftuan se tetë persona të tjerë u plagosën në një tërmet tjetër me magnitudë 7,3 ballë që tronditi provincën fqinje Qinghai vetëm disa orë më vonë.

Të paktën 20.000 njerëz janë evakuuar në provincën Qinghai. /Insajderi.com