![Tërmeti në Turqi, nëna me vajzën dyvjeçare shpëtohen pas 24 orësh nën rrënoja](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/dyvjecarja-shpetohet-pas-24-oresh-nen-rrenoja-nga-termeti-ne-turqi_5e2cb5ce10ca7-730x440.jpeg)
Vajza 2-vjeçare u shpëtua pas 24 orësh si rezultat i punës së ekipeve shpëtuese.
Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesës, e cila u shkatërrua në lagjen Mustafa Pasha pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë në rrethin Sivrice të Elazig.
Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit të ekipeve, veçanërisht ekipeve AFAD dhe UMKE, po vazhdojnë ende.
Gjatë punimeve të kërkimit dhe shpëtimit të kryera në ndërtesën e shembur në Mustafa Paşa Mahallesi, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit komunikuan me një grua nën rrënojat e ndërtesës.
Pas rreth 24 orësh, ekipet dëgjuan zërin e gruas dhe vepruan menjëherë. Dialogu midis gruas që pret të shpëtohet dhe personelit ishte emocionues.
Personeli i kërkim shpëtimit tha: “Ne jemi këtu, po vijmë. Do të shpëtojmë. Mirë, po vijmë, a na shihni ne? Mirë, do të vijmë. A jeni me fëmijën? Pastaj gruaja flet: “Shpejt. Unë nuk mund të qëndroj akoma këtu. Ejani për hir të Allahut. Unë shoh dritën. Ju lutem, shpejt”, u përgjigj ajo.
Duke vazhduar përpjekjet e tyre për të shmangur dëmtimin e gruas dhe fëmijës, ekipet shpëtuan vajzën 2-vjeçare dhe nënën e saj nga rrënojat.
Ekipet vazhdojnë të punojnë për të shpëtuar jetë të tjera.