Terri i verioro – maqedonëve, nuk i ndal “Dardanët”

Terri i verioro – maqedonëve, nuk i ndal “Dardanët”

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ditën e mërkure ka udhëtuar për te fqinjët e tyre verioro – maqedon, për t’u ndeshur me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e “Playoff”-it, në Ligën D të Kombeve. Mirëpo në stërvitje e parë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, janë fikur reflektorët e stadiumit, në kohën kur përfaqësuesja e Kosovës po bënte stërvitjen e tyre, njofton Insajderi.

Për rreth 20’ minuta, është stërvitur pa drita përfaqësuesja e Kosovës në stadiumin e Shkupit “Todor Proeski”, vendin ku do të luhet ndeshja gjysmëfinale.

Sipas organizatorëve, shkaku i “problemeve me ndriçim”, nuk kishe pasur drita në kohën kur filloi stërvitjen Kosova, mirëpo kjo gjë nuk ka ndalur lojtarët të vazhdojnë stërvitjen, sepse më të mëdha se pengesat që i dalin rrugës “Dardanëve” është dëshira për të bërë krenarë shqiptarët për një fitore, dhe për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Ligës D, ku e pret kundërshtari mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.

Finalja e Ligës D, do të luhet me 12 nëntor me fillim nga ora 19:00. /Insajderi.com