Terroristi që vrau 51 persona në Zelandë të Re dënohet me burg të përjetshëm, pa kusht

Terroristi që vrau 51 persona në Zelandë të Re dënohet me burg të përjetshëm, pa kusht

Terroristi që kishte vrarë 51 persona në dy xhami në Zelandën e Re është dënuar me burg të përjetshëm pa kusht.

Ky është dënimi më i rreptë deri më tash në historinë e Zelandës së Re.

Australiani Brenton Tarko, 29 vjeç, pranoi në vrasjen e 51 personave, në përpjekje të vrasjes së 40 personave të tjerë, raporton BBC.

Gjykatësi i quajti veprimet e tij “çnjerëzore”, duke shtuar se ai “nuk kishte treguar mëshirë”.

“Krimet tuaja janë aq të këqija saqë edhe nëse ndaloheni derisa të vdisni, kjo nuk do të shterrojë kërkesat e dënimit,” tha gjykatësi Cameron Mander në një gjykatë Christchurch të enjten, transmeton Insajderi.

Dënimi pa kusht nënkupton se personi që kreu krimin ne Zelandë të Re, nuk do të ketë mundësi që ta vuajë vetëm një pjesë të dënimit si i burgosur i përjetshëm.

Pos kësaj, ai kishte transmetuar pamjet ‘horror’ në internet gjatë kohës sa po ekzekutonte dhjetëra njerëz. /Insajderi.com