fbpx

Tesla dhe Apple akuzojnë një kompani kinezë për imitim

Tesla dhe Apple akuzojnë një kompani kinezë për imitim

Kompanitë kanë bashkuar forcat, meqenëse konsiderojnë se e kanë një armik të përbashkët

Imitimi i pjesëve të ndryshme të makinave, stilit apo sistemit të funksionimit, nuk është asgjë e re, ndërsa është vështirë të merren masa lidhur me këto dëmtime, transmeton Telegrafi.

Kur imitohet një sistem teknologji nga ndonjë kompan që e ka zhvilluar vet, është më e lehtë të zbulohet dhe të gjenden pikat kryesore të cilat janë të njëjta.

Sistemi i vet vozitjes që e ka zhvilluar Tesla dhe Apple, është imituar nga kompania kineze Xpeng, saktësisht divizioni saj Xmotors.ai që ndodhet në Shtete e Bashkuara.

Inxhinierët e Xmotors, dyshohet se kanë shfrytëzuar format e zhvilluara prej Tesla dhe Apple, për t’i kombinuar që të krijojnë sistemin e tyre të vet vozitjes.

Lidhur me akuzat e kompanive, është ngritur hetim nga gjykata që ende është duke vazhduar, derisa inxhinierët që janë marrë në pyetje, kanë thënë se nuk janë fajtorë për këto.