Tetë ndeshje sonte në Ligën e Kampionëve

Tetë ndeshje sonte në Ligën e Kampionëve

Krye-ndeshja e natës së sotme në Ligën e Kampioneve do të jetë në mes të Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Kjo ndeshje vlen për “Grupin H”. Takimi tjetër i këtij grupi do të jetë në mes të Istanbul Basaksehir & RasenBallsport Leipzig.

Një tjetër ndeshje interesante zhvillohet në Spanje, mes Sevillas dhe Chelsea. Ndërsa takimi tjetër i grupit “E” është mes FC Krasnodar & Rennes.

Në Grupin “F” zhvillohet ndeshja në mes Dormund dhe Lazios, ndërsa dueli tjetër Club Brugge & Zenit St. Petersburg.

Juventuesi  e pret në Torino Dynamo Kyiv, ndërsa Barcelona takohet me Ferencvaros. /Insajderi.com