Thaçi thotë se Ballkani udhëton për fitore në Gjilan

Thaçi thotë se Ballkani udhëton për fitore në Gjilan

Transferimi i këtij sezoni tek Ballkani, Armend Thaçi, ka folur para ndeshjes kundër Gjilanit – duke thënë se ata do të udhëtojnë për të marrë të tre pikët nga ky takim.

“Na pret një udhëtim shumë i vështirë dhe njëkohësisht një përballje e zjarrtë në Gjilan, por ne jemi të përgatitur mirë dhe të motivuar për të vazhduar me serinë pozitive që e kemi në dy ndeshjet e para, sepse duam ta mbajmë këtë ritëm. Do të luftojmë deri në fund dhe do të japim maksimumin për rezultat pozitiv, gjë që besoj se është e arritshme për ne”, është shprehur Thaçi, transmeton Insajderi.

“Është derbi dhe pres të tregojmë një lojë të bukur siç e kemi bërë këtë edicion. Megjithatë nuk do të jetë lehtë për shkak se Gjilani ka një ekip të fortë. Ne do t’i qasemi ndeshjes me mentalitet fituesi, pra për rezultat pozitiv ashtu siç futemi në çdo takim tjetër”, ka shtuar më tutje ai./Insajderi.com.