Thaçi e Miftaraj e padisin FC Prishtinën

Thaçi e Miftaraj e padisin FC Prishtinën

Armend Thaçi dhe Diar Miftaraj, e kanë paditur ish ekipin e tyre, FC Prishtinën, tek FFK, për arsye të vonesave në pagesa të caktuara sipas kontratë.

Armend Thaçi, është larguar nga FC Prishtina dhe ka kaluar tek ekipi nga Suhareka, Ballkani, ndërsa Miftaraj, ende është pa ekip, pasi ka lënë Prishtinën.

“Po e kam dërguar lëndën në FFK, përmes së cilës kërkoj të më shlyhen të gjitha obligimet që shkruhen në kontratën që kam pasur me Prishtinën”, thotë Thaçi për Gazetën Olle, transmeton Insajderi.

“Ata më kanë thënë se do të më përgjigjen por nuk e kanë bërë deri më tani, ndërsa unë kam derdhur djersë aty dhe duhet të kompensohem”, ka shtuar Thaçi./Insajderi.com