Thauvin nuk rinovon me Marseille

Thauvin nuk rinovon me Marseille

Sulmuesi frances i Marseille, Florian Thauvin ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin francez, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton “France Football”, sulmuesi anësor francez nuk do të rinovojë me klubin e Ligue 1 dhe do të jetë një lojtar i lirë në fundin e sezonit.

Një lajm i mirë për Milanin pasi është kërkuar gjithmonë nga ana e kuqezinjve dhe janë në “pole position” për 27 vjeçarin.

Thauvin këtë sezon me marsejezët është aktivizuar në 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku ka arritur t’a tundë rrjetën gjashtë herë dhe duke dhuruar shtatë asiste. /Insajderi.com