Italia po përballet edhe me më shumë trazira politike pasi kryeministri Giuseppe Conte dha dorëheqjen të martën, në një kohë kur vendi përballet me një krizë të rëndë shëndetësore dhe ekonomike, shkruan CNBC, transmeton Insajderi.
Italia ka qenë e përfshirë në probleme politike gjatë tre javëve të fundit pasi një parti e vogël, Italia Viva, vendosi të dilte nga qeveria e koalicionit e udhëhequr nga Conte.
Prishja erdhi pas një mosmarrëveshjeje mbi fondet e rimëkëmbjes pandemike të BE dhe mënyrën se si ato shpërndahen, gjë që e zhyti kombin në paqëndrueshmëri.
Më herët të martën, Conte, i cili nuk ka lidhje politike, u tha ministrave të tij se ai po jep dorëheqjen. Ai më pas i dorëzoi dorëheqjen e tij zyrtare Presidentit Sergio Mattarella.
Presidenti thuhet se i ka kërkuar Conte të mbetet në një rol të kujdestarit ndërkohë që konsultimet zhvillohen për formimin e një qeverie të re. /Insajderi.com