Mesfushori i sapo transferuar tek Liverpool, Thiago Alcantara, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid 19, ka njoftuar klubi i Liverpool.
“Mesfushori i Liverpool, Thiago Alcantara ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe aktualisht është vetë-izoluar sipas udhëzimeve të rekomanduara”, shkruan klubi i Liverpool, transmeton Insajderi.
“29-vjeçari, i cili humbi ndeshjen e së hënës kundër Arsenal, ka shfaqur simptoma të vogla të virusit, por është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po bëhet më mirë dhe klubi do të ndjekë të gjitha protokollet në lidhje me COVID-19 dhe Thiago do të qëndrojnë në vet-izolim për periudhën e kërkuar kohore.”, thuhet në njoftim./Insajderi.com.