
Mesfushori i Bayern Munich, Thaigo Alcantara, është rrugës për tu bërë lojtar i ekipit të PSG-së.
Sipas Le10Sport, Paris Saint-Germain, ka kontaktuar klubin e Bayern Munich dhe ka dërguar një ofertë për shërbimet e lojtarit, transmeton Insajderi.
Është raportuar më parë se Liverpool ka bërë hapa konkret për ta transferuar lojtarin, madje thuhet se edhe lojtari e dëshiron kalimin tek Liverpool, para çdo ekipi tjetër, por duket se gjërat kanë ngecur.
Drejtuesit e klubit të Bayern Munich, kanë konfirmuar se Thiago e ka kërkuar largimin dhe se ai do të largohet, por që ata nuk kanë pasur oferta për lojtarin./Insajderi.com.