
Klubi italian, Spezia, të premten ka zyrtarizuar trajneri e ri, transmeton Insajderi.
Bëhet fjalë për ish-futbollistin e njohur Thiago Motta.
Motta në të kaluarën ishte lojtar i Barcelonës, Atletico Madridit, Genoa, Inter e Paris Saint-Germain.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes faqeve tyre zyrtare.
Tekniku 38-vjeçar ka nënshkrar kontratë për tre sezone me klubin nga Serie A.
Gjatë karrierës së tij si trajneri, Motta ka udhëhequr skuadrën U19 të PSG dhe Genoas./insajderi.com