Qendër mbrojtësi i Paris Saint-Germain, braziliani, Thiago Silva, ka deklaruar se finalja ndaj Bayern Munich, ishte ndeshja e tij e fundit me PSG dhe se është në bisedime të me disa klube, për vazhdimin e karrierës së tij.
“Kjo ndeshje, ishte ndeshja ime e fundit për PSG”, tha fillimisht Silva, transmeton Insajderi.
“Jam shumë i lumtur me tetë vitet e mia në Paris, kam ëndërruar për Ligën e Kampionëve. Kam dhënë gjithçka, por tash duhet të kërkoj një ekip të ri.”, vazhdoi braziliani.
“Agjenti im po bisedon me Fiorentinan dhe klubet tjera, por asnjë nuk është nënshkruar akoma. Nesër ose pasnesër, do t’i mësoj ofertat dhe do ta marr vendimin më të mirë për mua dhe familjen time”, përfundoi Thiago Silva.
Sipas të gjitha gjasave, Thiago Silva, do të transferohet tek ekipi i Chelsea-s, si lojtar i lirë./Insajderi.com.