Thierry Henry i rikthehet menaxhimit, merr këtë skuadër

Thierry Henry i rikthehet menaxhimit, merr këtë skuadër

Thierry Henry është emëruar kryetrajner i klubit nga MLS, Montreal Impact.

Legjenda e Arsenalit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin amerikan me mundësi të vazhdimit edhe për një sezon.

Ky është klubi i dytë që Henry do ta menaxhojë, pas dështimit me Monacon në Francë me të cilët ndërpreu marrëveshjen në janarin e këtij viti.

Francezi ka qenë lojtar në MLS ku ka shënuar 51 gola në 122 paraqitje te New York Red Bulls.

Në 20 ndeshje si trajner i Monacos, Henry regjistroi 4 fitore, 5 barazime dhe 11 humbje, me ekipin që mbeti në zonën e rënies nga liga.