Drejtuesit e Chelseat dhe trajneri Thomas Tuchel kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës së gjermanit deri në verën e vitit 2024, transmeton Insajderi.
Pas vetëm gjashtë muajsh në detyrën e të parit të Chelseat, Tuchel arriti të udhëheqë skuadrën angleze drejt fitores së Ligës së Kampionëve, dhe si shpërblim atij iu ofrua kontratë e re.
47-vjeçari fillimisht ishte punësuar te blutë vetëm për 18 muaj, por suksesi i arritur i shtyu drejtuesit e klubit londinez në zgjatjen e kontratës.
Tuchel morri drejtimin e Chelseat nga Frank Lampard, dhe i udhëhoqi londinezët nga vendi i nëntë në ligë, në të katërtin, duke i siguruar klubit kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm./insajderi.com