
Ky sezon i Ipko Superligës, ka thyer rekordin sa i përket golave të shënuar deri më tani dhe ka ende edhe dy javë para se të përfundojë ky kampionat.
546 gola janë shënuar në këtë sezon, kështu duke thyer rekordin e sezonit 2010-11, kur ishin shënuar 537 gola, raporton Insajderi.
Skuadra që më së shpeshti e ka gjetur rrugën e golit është Gjilani, që ka realizuar plot 60 herë, ndërsa skuadra që ka pranuar më së shumti gola është Vushtrria me gjithsej 73 gola të pranuar./Insajderi.com.