
Mesfushori që është në pronësi të Chelsea-s, Tiemoue Bakayoko, dëshiron të vazhdojë karrierën e tij tek ekipi i Milan.
Sipas Tuttosport, Tiemoue Bakayoko, është i gatshëm edhe të ulë pagën e tij, vetëm e vetëm që të bëhet i mundshëm dhe i përballueshëm, për tu transferuar tek Milan, njofton Insajderi.
Bakayoko, ishte transferuar tek Chelsea nga Monaco, por asnjëherë nuk ka arritur që të dëshmojë cilësitë e tij, prandaj ai ishte huazuar tek Milan dhe së fundi tek Monaco, të cilët po ashtu janë në garë, për të blerë lojtarin në mënyrë permanente./Insajderi.com.