Tifozët anglez sulmojnë ambasadën bullgare në Londër, u ngjason flamuri me atë italian

Tifozët anglez sulmojnë ambasadën bullgare në Londër, u ngjason flamuri me atë italian

Të tërbuar pas humbjes në ndeshjen finale të EURO 2020 nga Italia, tifozët angez sulmonin cilindo italian që shihnin, shkruan insajderi.

Një pjesë e tifozëve anglez dolën në rrugët e Londrës për të shfryrë inatin e tyre, ku edhe incidentet nuk ishin të pakëta.

Ambasada bullgare në Londër lajmëron se një grup i tifozëve anglez ishin përpjekur të hiqnin flamurin bullgar nga kjo ambasad.

Shkaku sipas tyre thuhet se është ngjashmëria mes flamurit bullgar dhe atij italian.

Incidente pati edhe në “Wembley”, ku një grup tifozësh vendas sulmuan brutalisht tifozët italian të cilët po dilnin nga stadiumi.

Anglia humbi në finale të EURO 2020 ndaj Italisë pas ekzekutimit të penalltive./insajderi.com