Tifozët anglezë kanë filluar ta mbushin Prishtinën [Foto]

Tifozët anglezë kanë filluar ta mbushin Prishtinën [Foto]

Tifozët anglezë kanë filluar të mbërrijnë në Kosovë, për ndeshjen që do të zhvillohet pas dy ditësh.

Kosova – Anglia është ndeshja e xhiros së fundit në grupin A, në kuadër të fazës kualifikuese për ‘Euro 2020’, transmeton Insporti

Tashmë tifozët nga Anglia kanë filluar të mbërrijnë në Prishtinë, derisa ata kanë shpalosur flamutj e banerët e tyre në lokale të ndryshme.

Kujtojmë që Anglia tashmë veç e ka të siguruar kualifikimin, kurse humbja e Kosovës nga Çekia ka bërë që “Dardanët” mos të arrijnë kualifikimin përmes grupit (mundësi mbetet kualifikimi përmes play-offit).

Ndeshja në ‘Fadil Vokrri’ zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 18:00. /Insporti.com/