
Chelsea është mposhtur nga Arsenali në Community Shield pas ekzekutimit të penallitve në Wembley Stadium.
Por, tifozët e kampionit anglez janë të zemëruar më shumë me paraqitjen e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 74.
Morata u transferua në Stamford Brigde nga Real Madridi për shumën e 70 milionë funteve.
Morata ishte zgjedhja e dytë e Contes për takimin e djeshëm pasi italiani kishte vendosur të startojë me Michy Batshuayi nga minuta e parë.
Alvaro Morata nuk u tregua i sakt nga pika e bardh
Skuadra e Chelseat nuk arriti të bëj asgjë në sulm duke shtuar edhe faktin se ishin edhe pa yllin Eden Hazard dhe sulmuesin Diego Costa.
Tifozët e ‘të kaltërve’ kanë kërkuar nga Antonio Conte që ta rikthejë në skuadër Costan dhe ta mendojë edhe njëherë vendimin e tij.
Conte e kishte bërë publike vendimin e tij në fund të sezonit se nuk llogaritë më në shërbimet e brazlianit me pasaportë spanjolle.