Për dallim nga futbollistët e tjerë të Sheffield Wednesday të cilët kanë vetura nga më luksozet, 27-vjeçari nga Prishtina vozitë një makinë modeste të markës Toyota.
Atdhe Nuhiu nuk po kalon formë të mirë tek skuadra e tij Sheffield Wednesday, në kategorinë e dytë angleze. Sulmuesi i Kosovës qëndron prapa futbollistëve të tjerë të skuadrës angleze edhe sa i përket makinës.
Një grup i tifozerisë së Sheffield Wednesday është tallur sot me makinën e kosovarit, pas ndeshjes që Sheffield e zhvilloi sot në shtëpi ndaj Cardiffit.
Skuadra e Sheffield shënoi fitore 1-0, e Nuhiu u rikthye të luajë pas tri ndeshjeve mos lojë. Madje, ai ka marrë lëvdata nga tifozët për impaktin që pati në 15 minutat e fundit të ndeshjes.
E grupi i tifozerisë së Sheffieldit “North Yorkshire Owls” kanë postuar një foto nga parkingu i makinave të futbollistëve të skuadrës. Nga të gjitha makinat, bie në sy ajo e Nuhiut, raporton Insajderi.
Për dallim nga futbollistët e tjerë të Sheffield Wednesday të cilët kanë vetura nga më luksozet, 27-vjeçari nga Prishtina vozitë një makinë modeste të markës Toyota.
“Pas ndeshjes së sotme unë llogaris që Nuhiu të ngritet nga Toyota e tij në diqka që përshtatet me djelmoshët tjerë”, shkruan në rrjetin social Twitter, faqja e grupimit të tifozerisë së klubit anglez.
Nuhiu është futbollist i përfaqësueses së Kosovës. Ai u ftua për herë të parë në ndeshjen e muajit mars ndaj Islandës, ku arriti të realizoi në debutim.
Sulmuesi me origjinë nga Presheva shkroi histori me përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen ndaj Islandës, duke u bërë futbollisti i parë që shënon nga loja e hapur në një ndeshje zyrtare me Kosovën. /Insajderi.com