Tifozët e Tiranës ua prishin gjumin lojtarëve të Zvezdës

Tifozët e Tiranës ua prishin gjumin lojtarëve të Zvezdës

Cërvena Zvezda mbërriti ditën e djeshme në Shqipëri, teksa sot luan përballë kampionëve të vendit, Tiranës.

Një ndeshje në kuadër të turit të dytë të Ligës së Kampionëve, mjaft e rëndësishme për skuadrat që kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin në kompeticionin magjik.

Menjëherë pas mbërritjes serbët u akomoduan në një nga hotelet më të mira në qendër të Tiranës, ndërsa në konferencë për shtyp trajneri Stankoviç theksoi se ishte ndjerë mirë dhe nuk kishte pasur ngacmime.

Por, kjo deri pas mesnate pasi tifo grupi “Tirona Fanatics” mendoi të i’u “prishte” gjumin futbollistëve të Zvezdës me anë të fishekzjarrëve, të cilat bënë mjaftueshëm zhurmë për të thyer qetësinë e zakonshme të mbrëmjes.

Një “surprizë” e cila me siguri ka bezdisur jo pak serbët./Insajderi.com.